Presidenti Nishani dekreton lirimin nga detyra të z. Petrit Karabina, ambasador në Republikën e Bullgarisë, rezident, dhe Republikën e Moldavisë, jo rezident

Presidenti Nishani dekreton lirimin nga detyra të z. Petrit Karabina, ambasador në Republikën e Bullgarisë, rezident, dhe Republikën e Moldavisë, jo rezident

D E K R E T

PËR LIRIM AMBASADORI NGA DETYRA

Në mbështetje të neneve 92, shkronja “dh” dhe 93 të Kushtetutës, si dhe të nenit 21, pika 2, të ligjit nr. 9095, datë 3.7.2003 “Për shërbimin e jashtëm të Republikës së Shqipërisë”, me propozim të Kryeministrit,

D e k r e t o j:

Neni 1

Zoti Petrit Karabina, lirohet nga detyrat e ambasadorit të Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë të Republikës së Shqipërisë në Republikën e Bullgarisë, rezident, dhe e  ambasadorit të Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë të Republikës së Shqipërisë në Republikën e Moldavisë, jo rezident.

Neni 2

Ky dekret hyn në fuqi menjëherë.
Nr. Dekretit 8483
Tiranë, më 10.02.2014 

 PRESIDENTI I REPUBLIKËS

                                   BUJAR NISHANI