Presidenti Nishani dekreton lirimin nga detyra të z. Mal Berisha, ambasador në Mbretërinë e Bashkuar të Britanisë së Madhe, rezident, si dhe në Irlandë, jorezident

Presidenti Nishani dekreton lirimin nga detyra të z. Mal Berisha, ambasador në Mbretërinë e Bashkuar të Britanisë së Madhe, rezident, si dhe në Irlandë, jorezident

D E K R E T

PËR LIRIM AMBASADORI NGA DETYRA

Në mbështetje të neneve 92, shkronja “dh” dhe 93 të Kushtetutës, me propozim të Kryeministrit,

D e k r e t o j:

Neni 1

Zoti Mal Berisha, lirohet nga detyra e ambasadorit të Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë të Republikës së Shqipërisë në Mbretërinë e Bashkuar të Britanisë së Madhe, rezident, si dhe ambasador i Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë i Republikës së Shqipërisë në Irlandë, jorezident.

Neni 2

Ky dekret hyn në fuqi menjëherë.
Nr. Dekretit 9275
Tiranë, më 13.10.2015
 

PRESIDENTI I REPUBLIKËS

BUJAR NISHANI