Presidenti Nishani dekreton lirimin nga detyra të z. Kujtim Xhani, ambasador në Republikën Popullore të Kinës, rezident si dhe në Republikën Popullore të Bangladeshit dhe në Mongoli, jorezident

Presidenti Nishani dekreton lirimin nga detyra të z. Kujtim Xhani, ambasador në Republikën Popullore të Kinës, rezident si dhe në Republikën Popullore të Bangladeshit dhe në Mongoli, jorezident

D E K R E T

PËR LIRIM AMBASADORI NGA DETYRA

Në mbështetje të neneve 92, shkronja “dh” dhe 93 të Kushtetutës, me propozim të Kryeministrit,

D e k r e t o j:

Neni 1

Zoti Kujtim Xhani, lirohet nga detyra e ambasadorit të Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë të Republikës së Shqipërisë në Republikën Popullore të Kinës,  rezident, si dhe e ambasadorit të Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë të Republikës së Shqipërisë në Republikën Popullore të Bangladeshit dhe në Mongoli, jorezident.

Neni 2

Ky dekret hyn në fuqi menjëherë.
Nr. Dekretit 9388
Tiranë, më 06.01.2016

PRESIDENTI I REPUBLIKËS

BUJAR NISHANI