Presidenti Nishani dekreton lirimin nga detyra të z. Kastriot Robo, ambasador në Mbretërinë e Spanjës, rezident, në Mbretërinë e Marokut dhe në Republikën Islamike të Mauritanisë, jorezident

Presidenti Nishani dekreton lirimin nga detyra të z. Kastriot Robo, ambasador në Mbretërinë e Spanjës, rezident, në Mbretërinë e Marokut dhe në Republikën Islamike të Mauritanisë, jorezident

D E K R E T

PËR LIRIM AMBASADORI NGA DETYRA

Në mbështetje të nenit 92, shkronja “dh”, nenit 93 të Kushtetutës, si dhe të nenit 21, pika 2 të ligjit nr. 9095, datë 3.7.2003 “Për shërbimin e jashtëm të Republikës së Shqipërisë”, me propozim të Kryeministrit,

D e k r e t o j:

Neni 1

Zoti Kastriot Robo, lirohet nga detyra e ambasadorit të Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë të Republikës së Shqipërisë në Mbretërinë e Spanjës, rezident, si dhe ambasadorit të Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë të Republikës së Shqipërisë në Mbretërinë e Marokut dhe në Republikën Islamike të Mauritanisë, jorezident.

Neni 2

Ky dekret hyn në fuqi menjëherë.
Nr. Dekretit 8686
Tiranë, më 20.08.2014  

PRESIDENTI I REPUBLIKËS

                                   BUJAR NISHANI