Presidenti Nishani dekreton lirimin nga detyra të z. Genci Muçaj, ambasador në Republikën e Turqisë, resident si dhe në Republikën e Azerbajxhanit, në Republikën Islamike të Iranit, Republikën e Kirkistanit, Republikën Islamike të Pakistanit dhe në Republikën e Gjeorgjisë, jorezident

D E K R E T

PËR LIRIM AMBASADORI NGA DETYRA

Në mbështetje të neneve 92, shkronja “dh” dhe 93 të Kushtetutës, me propozim të Kryeministrit,

D e k r e t o j:

Neni 1

Zoti Genci Muçaj, lirohet nga detyra e ambasadorit të Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë të Republikës së Shqipërisë në Republikën e Turqisë, rezident, si dhe e ambasadorit të Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë të Republikës së Shqipërisë në Republikën e Azerbajxhanit, në Republikën Islamike të Iranit, Republikën e Kirkistanit, Republikën Islamike të Pakistanit dhe në Republikën e Gjeorgjisë, jorezident.

Neni 2

Ky dekret hyn në fuqi menjëherë.
Nr. Dekretit 9389
Tiranë, më 06.01.2016

PRESIDENTI I REPUBLIKËS

BUJAR NISHANI