Presidenti Nishani dekreton lirimin nga detyra të z. Gazmend Barbullushi, ambasador në Mbretërinë e Hollandës, rezident, dhe pranë Organizatës për Ndalimin e Armëve Kimike “OPCW”, jo rezident

Presidenti Nishani dekreton lirimin nga detyra të z. Gazmend Barbullushi, ambasador në Mbretërinë e Hollandës, rezident, dhe pranë Organizatës për Ndalimin e Armëve Kimike “OPCW”, jo rezident

D E K R E T

PËR LIRIM AMBASADORI NGA DETYRA

Në mbështetje të neneve 92, shkronja “dh” dhe 93 të Kushtetutës, si dhe të neneve 21, pika 2, dhe 31, pikat 1 dhe 2, të ligjit nr. 9095, datë 3.7.2003 “Për shërbimin e jashtëm të Republikës së Shqipërisë”, me propozim të Kryeministrit,

D e k r e t o j:

Neni 1

Zoti Gazmend Barbullushi, lirohet nga detyra e ambasadorit të Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë të Republikës së Shqipërisë në Mbretërinë e Hollandës, rezident, dhe e ambasadorit të Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë të Republikës së Shqipërisë pranë Organizatës për Ndalimin e Armëve Kimike “OPCW”, jo rezident.

Neni 2

Ky dekret hyn në fuqi menjëherë.
Nr. Dekretit 8524
Tiranë, më 24.03.2014  

PRESIDENTI I REPUBLIKËS

                                   BUJAR NISHANI