Presidenti Nishani dekreton lirimin nga detyra të z. Flamur Gashi, ambasador në Bosnje dhe Hercegovinë

Presidenti Nishani dekreton lirimin nga detyra të z. Flamur Gashi, ambasador në Bosnje dhe Hercegovinë

D E K R E T

PËR LIRIM AMBASADORI NGA DETYRA

Në mbështetje të neneve 92, shkronja “dh” dhe 93 të Kushtetutës, si dhe të nenit 21, pika 2, të ligjit nr. 9095, datë 3.7.2003 “Për shërbimin e jashtëm të Republikës së Shqipërisë”, me propozim të Kryeministrit,

D e k r e t o j:

Neni 1

Zoti Flamur Gashi, lirohet nga detyra e ambasadorit të Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë të Republikës së Shqipërisë në Bosnje dhe Hercegovinë, rezident.

Neni 2

Ky dekret hyn në fuqi menjëherë.
Nr. Dekretit 8659
Tiranë, më 31.07.2014  

PRESIDENTI I REPUBLIKËS

                                   BUJAR NISHANI