Presidenti Nishani dekreton lirimin nga detyra të z. Ferit Hoxha, ambasador pranë Organizatës së Kombeve të Bashkuara në Nju Jork, rezident, si dhe në Republikën e Kubës, jorezident

Presidenti Nishani dekreton lirimin nga detyra të z. Ferit Hoxha, ambasador pranë Organizatës së Kombeve të Bashkuara në Nju Jork, rezident, si dhe në Republikën e Kubës, jorezident

D E K R E T

PËR LIRIM AMBASADORI NGA DETYRA

Në mbështetje të neneve 92, shkronja “dh” dhe 93 të Kushtetutës, me propozim të Kryeministrit,

D e k r e t o j:

Neni 1

 

Zoti Ferit Hoxha, lirohet nga detyra e ambasadorit të Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë të Republikës së Shqipërisë pranë Organizatës së Kombeve të Bashkuara në Nju Jork, rezident, si dhe ambasador i Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë i Republikës së Shqipërisë në Republikën e Kubës, jorezident.

 

Neni 2

 
Ky dekret hyn në fuqi menjëherë.
Nr. Dekretit 9216
Tiranë, më 04.09.2015
 

PRESIDENTI I REPUBLIKËS

BUJAR NISHANI