Presidenti Nishani dekreton lirimin nga detyra të z. Bujar Skëndo, ambasador në Shtetin e Izraelit

Presidenti Nishani dekreton lirimin nga detyra të z. Bujar Skëndo, ambasador në Shtetin e Izraelit

D E K R E T

PËR LIRIM AMBASADORI NGA DETYRA

Në mbështetje të neneve 92, shkronja “dh” dhe 93 të Kushtetutës, si dhe të nenit 21, pika 2, të ligjit nr. 9095, datë 3.7.2003 “Për shërbimin e jashtëm të Republikës së Shqipërisë”, me propozim të Kryeministrit,

D e k r e t o j:

Neni 1

Zoti Bujar Skëndo, lirohet nga detyra e ambasadorit të Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë të Republikës së Shqipërisë në Shtetin e Izraelit, rezident.

Neni 2

Ky dekret hyn në fuqi menjëherë.

Nr. Dekretit 8482
Tiranë, më 10.02.2014  

PRESIDENTI I REPUBLIKËS

                                   BUJAR NISHANI