Presidenti Nishani dekreton lirimin nga detyra të Komandantit të Forcës Tokësore, Gjeneral Major Zyber Fasli Dushku

Presidenti Nishani dekreton lirimin nga detyra të Komandantit të Forcës Tokësore, Gjeneral Major Zyber Fasli Dushku

D E K R E T

PËR LIRIM NGA DETYRA

TË KOMANDANTIT TË FORCËS TOKËSORE

Në mbështetje të nenit 93 dhe pikës 3, të nenit 169 të Kushtetutës, të gërmës “c” pikës 3, të nenit 9 të ligjit nr. 64/2014, datë 26.06.2014 “Për Pushtetet dhe Autoritetet e Drejtimit e të Komandimit të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar, me propozim të Ministrit të Mbrojtjes,

D e k r e t o j

Neni 1

Gjeneral Major Zyber Fasli Dushku, lirohet nga detyra e “Komandant i Forcës Tokësore”.

Neni 2

Ky dekret hyn në fuqi menjëherë.
Nr. i dekretit 9305
Tiranë, më 02.11.2015

PRESIDENTI I REPUBLIKËS

BUJAR NISHANI