Presidenti Nishani dekreton lirimin nga detyra dhe emërimin e Gjeneral Brigade Piro Tasim Ahmetaj, Zëvendësshef i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura

Presidenti Nishani dekreton lirimin nga detyra dhe emërimin e Gjeneral Brigade Piro Tasim Ahmetaj, Zëvendësshef i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura

D E K R E T
PËR
LIRIM DHE EMËRIM NË DETYRË

Në mbështetje të nenit 93 të Kushtetutës, të pikës 8, të nenit 7 të ligjit nr. 8671, datë 26.10.2000 “Për Pushtetet dhe Autoritetet e Komandimit dhe të Drejtimit Strategjik të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar, dhe me propozim të Ministrit të Mbrojtjes,

D e k r e t o j

Neni 1

Gjeneral Brigade Piro Tasim Ahmetaj, lirohet nga detyra e Përfaqësuesit Ushtarak Kombëtar, në Përfaqësinë Ushtarake Kombëtare në ACO/SHAPE, dhe emërohet në detyrën e  Zëvendësshefit të Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura.

Neni 2

Ky dekret hyn në fuqi menjëherë.
Nr. i dekretit 8237
Tiranë, më  28.06.2013

PRESIDENTI I REPUBLIKËS
                                                         BUJAR NISHANI