22 Gusht 2014 Presidenti Nishani dekreton kthimin e ligjit nr. 115/2014
D E K R E T
PËR
KTHIMIN E LIGJIT NR. 115/2014
“Për ndarjen administrativo – territoriale të njësive të qeverisjes vendore
në Republikën e Shqipërisë”
Në mbështetje të neneve 85, pika 1 dhe 93, të Kushtetutës,
D e k r e t o j
Kthimin për rishqyrtim në Kuvend të ligjit nr. 115/2014 “Për ndarjen administrativo – territoriale të njësive të qeverisjes vendore në Republikën e Shqipërisë”.
Nr. Dekretit 8696
Tiranë, më 22.08.2014
PRESIDENTI I REPUBLIKËS
BUJAR NISHANI