Presidenti Nishani dekreton emërimin e Gjeneral Brigade Nazmi Cahani, “Komandant i Forcës Tokësore”

Presidenti Nishani dekreton emërimin e Gjeneral Brigade Nazmi Cahani, “Komandant i Forcës Tokësore”

D E K R E T

PËR

EMËRIMIN E KOMANDANTIT TË FORCËS TOKËSORE

Në mbështetje të nenit 93 dhe pikës 3, të nenit 169 të Kushtetutës, të gërmës “c” pikës 3, të nenit 9 të ligjit nr. 64/2014, datë 26.06.2014 “Për Pushtetet dhe Autoritetet e Drejtimit e të Komandimit të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar, me propozim të Ministrit të Mbrojtjes,

D e k r e t o j

Neni 1

Gjeneral Brigade Nazmi Cahani, emërohet “Komandant i Forcës Tokësore”.

Neni 2

Ky dekret hyn në fuqi menjëherë.
Nr. i dekretit 9296
Tiranë, më 02.11.2015

PRESIDENTI I REPUBLIKËS

BUJAR NISHANI