Presidenti Nishani dekreton emërimin e zotit Myqerem Tafaj, Zëvendëskryeministër dhe ministër i Arsimit dhe Shkencës

Presidenti Nishani dekreton emërimin e zotit Myqerem Tafaj, Zëvendëskryeministër dhe ministër i Arsimit dhe Shkencës

D E K R E T
PËR
                EMËRIM ZËVENDËSKRYEMINISTRI DHE MINISTRI

Në mbështetje të nenit 93 dhe 98, pika 1 të Kushtetutës,  me propozim të Kryeministrit,

D e k r e t o j

Neni 1

Zoti Myqerem Tafaj, emërohet Zëvendëskryeministër dhe ministër i Arsimit dhe Shkencës.

Neni 2

Ky dekret hyn në fuqi menjëherë.
 Nr. Dekretit   8087
Tiranë, më 3  Prill 2013

PRESIDENTI I REPUBLIKËS
                                      
                                                                     
                                                                        BUJAR NISHANI