Presidenti Nishani dekreton emërimin e zotit Vejsel Rizvanolli, rektor të Universitetit të Sporteve të Tiranës

Presidenti Nishani dekreton emërimin e zotit Vejsel Rizvanolli, rektor të Universitetit të Sporteve të Tiranës

D E K R E T

PËR EMËRIMIN E REKTORIT TË UNIVERSITETIT TË SPORTEVE TË TIRANËS

Në mbështetje të nenit 92, shkronja “g” dhe 93 të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, si dhe të nenit 23, pika 2, të ligjit nr. 9741, datë 21.05.2007 “Për arsimin e lartë në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, me propozim të Ministrit të Arsimit dhe Shkencës,

D e k r e t o j:

Neni 1

Zoti Vejsel Rizvanolli, emërohet rektor i Universitetit të Sporteve të Tiranës.

Neni 2

Ky dekret hyn në fuqi menjëherë.
Nr. Dekretit 8163
Tiranë, më 10.05.2013  

 PRESIDENTI I REPUBLIKËS

                             BUJAR NISHANI