Presidenti Nishani dekreton emërimin e zotit Sokol Ngresi, anëtar i Gjykatës së Lartë

Presidenti Nishani dekreton emërimin e zotit Sokol Ngresi, anëtar i Gjykatës së Lartë

D E K R E T

PËR
EMËRIMIN E ANËTARIT TË GJYKATËS SË LARTË

Në mbështetje të nenit 93 dhe nenit 136, pika 1 të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë,

D e k r e t o j

Neni 1

Zoti Sokol Ngresi, emërohet anëtar i Gjykatës së Lartë.

Neni 2

Ky dekret hyn në fuqi menjëherë.
Nr. Dekretit 8682
Tiranë, më  18 gusht 2014

 PRESIDENTI I REPUBLIKËS
                            

                                                    BUJAR NISHANI