Presidenti Nishani dekreton emërimin e zotit Selim Belortaja, ambasador në Republikën Popullore të Kinës, rezident, si dhe në Republikën Popullore të Bangladeshit, në Republikën Popullore Demokratike të Koresë, në Republikën e Koresë, Republikën Socialiste të Vietnamit dhe në Mongoli, jorezident

D E K R E T

PËR EMËRIM AMBASADORI NË DETYRË

Në mbështetje të nenit 92, shkronja “dh”, dhe të nenit 93 të Kushtetutës, me propozim të Kryeministrit,

D e k r e t o j:

Neni 1

Zoti Selim Belortaja, emërohet ambasador i Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë i Republikës së Shqipërisë në Republikën Popullore të Kinës, rezident, si dhe ambasador i Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë i Republikës së Shqipërisë në Republikën Popullore të Bangladeshit, në Republikën Popullore Demokratike të Koresë, në Republikën e Koresë, Republikën Socialiste të Vietnamit dhe në Mongoli, jorezident.

Neni 2

Ky dekret hyn në fuqi menjëherë.
Nr. Dekretit 9926
Tiranë, më 29.12.2016

PRESIDENTI I REPUBLIKËS

BUJAR NISHANI