Presidenti Nishani dekreton emërimin e z. Pëllumb Qazimi, ambasador në Republikën e Sllovenisë

Presidenti Nishani dekreton emërimin e z. Pëllumb Qazimi, ambasador në Republikën e Sllovenisë

D E K R E T

PËR EMËRIM AMBASADORI NË DETYRË

Në mbështetje të neneve 92, shkronja “dh” dhe 93 të Kushtetutës, si dhe të nenit 21, pika 2, të ligjit nr. 9095, datë 3.7.2003 “Për shërbimin e jashtëm të Republikës së Shqipërisë”, me propozim të Kryeministrit,

D e k r e t o j:

Neni 1

Zoti Pëllumb Qazimi, emërohet në detyrën e ambasadorit të Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë të Republikës së Shqipërisë në Republikën e Sllovenisë, rezident.

Neni 2

Ky dekret hyn në fuqi menjëherë.
Nr. Dekretit 8485
Tiranë, më 10.02.2014    

PRESIDENTI I REPUBLIKËS

                                   BUJAR NISHANI