Presidenti Nishani dekreton emërimin e zotit Markelian Koça, anëtar të Gjykatës së Lartë

Presidenti Nishani dekreton emërimin e zotit Markelian Koça, anëtar të Gjykatës së Lartë

D E K R E T
PËR
EMËRIMIN E ANËTARIT TË GJYKATËS SË LARTË

Në mbështetje të nenit 93 dhe nenit 136, pika 1 të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë,

D e k r e t o j

Neni 1

Zoti Markelian Koça, emërohet anëtar i Gjykatës së Lartë.

Neni 2

Ky dekret hyn në fuqi menjëherë.
Nr. Dekretit 8897
Tiranë, më  16 Janar 2015  

    PRESIDENTI I REPUBLIKËS

                                                BUJAR NISHANI