Presidenti Nishani dekreton emërimin e zotit Ken Dhima, gjyqtar në Gjykatën Administrative të Shkallës së Parë Vlorë

Presidenti Nishani dekreton emërimin e zotit Ken Dhima, gjyqtar në Gjykatën Administrative të Shkallës së Parë Vlorë

D E K R E T
PËR
EMËRIM GJYQTARI

Në mbështetje të neneve 93 dhe 136, pika 4, të Kushtetutës, të nenit 12, të ligjit nr. 9877, datë 18.02.2008, “Për organizimin e pushtetit gjyqësor në Republikën e Shqipërisë”, të nenit 70, pika 5, të ligjit nr. 49/2012, “Për organizimin dhe funksionimin e gjykatave administrative dhe gjykimin e mosmarrëveshjeve administrative”, si dhe të nenit 113 të ligjit nr. 8485, datë 12.5.1999 “Kodi i Procedurave Administrative”, me propozim të Këshillit të Lartë të Drejtësisë,

D e k r e t o j

Neni 1

Zoti Ken Dhima, emërohet gjyqtar në Gjykatën Administrative të Shkallës së Parë Vlorë.

Neni 2

Ky dekret hyn në fuqi më datë 4 nëntor 2013.
Nr. Dekretit 8355
Tiranë, më 21 tetor 2013

PRESIDENTI I REPUBLIKËS
                            

                                                    BUJAR NISHANI