Presidenti Nishani dekreton emërimin e zotit Florjon Mima, ministër i Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës

Presidenti Nishani dekreton emërimin e zotit Florjon Mima, ministër i Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës


D E K R E T
PËR
EMËRIM  MINISTRI

Në mbështetje të nenit 93 dhe 98, pika 1 të Kushtetutës,  me propozim të Kryeministrit,

D e k r e t o j

Neni 1

Zoti Florjon Mima, emërohet ministër i Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës.

Neni 2

Ky dekret hyn në fuqi menjëherë.
Nr. Dekretit  8090
Tiranë, më 3  Prill 2013

PRESIDENTI I REPUBLIKËS

BUJAR NISHANI