Presidenti Nishani dekreton emërimin e zotit Ervin Metalla, gjyqtar në Gjykatën e Apelit Tiranë

Presidenti Nishani dekreton emërimin e zotit Ervin Metalla, gjyqtar në Gjykatën e Apelit Tiranë

 

D E K R E T
PËR
EMËRIM GJYQTARI

 

Në mbështetje të neneve 93 dhe 136, pika 4, të Kushtetutës si dhe të nenit 12, të ligjit nr. 9877, datë 18.02.2008, “Për organizimin e pushtetit gjyqësor në Republikën e Shqipërisë”, me propozim të Këshillit të Lartë të Drejtësisë,

 

D e k r e t o j

 
 

Neni 1

Zoti Ervin Metalla, emërohet gjyqtar në Gjykatën e Apelit Tiranë.
 

Neni 2

Ky dekret hyn në fuqi menjëherë.
 
Nr. Dekretit 8271
Tiranë, më  16.07.2013
 

PRESIDENTI I REPUBLIKËS
                           

                                                     BUJAR NISHANI