Presidenti Nishani dekreton emërimin e zotit Bib Ndreca, gjyqtar në Gjykatën e Shkallës së Parë për Krimet e Rënda

Presidenti Nishani dekreton emërimin e zotit Bib Ndreca, gjyqtar në Gjykatën e Shkallës së Parë për Krimet e Rënda

D E K R E T
PËR
EMËRIM GJYQTARI

Në mbështetje të neneve 93 dhe 136, pika 4, të Kushtetutës si dhe të nenit 12, pika 2, të ligjit nr. 9877, datë 18.02.2008, “Për organizimin e pushtetit gjyqësor në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar, me propozim të Këshillit të Lartë të Drejtësisë,

D e k r e t o j

Neni 1

Zoti Bib Ndreca, emërohet gjyqtar në Gjykatën e Shkallës së Parë për Krimet e Rënda.

Neni 2

Ky dekret hyn në fuqi menjëherë.

Nr. Dekretit  9177
Tiranë, më  14.07.2015

 PRESIDENTI I REPUBLIKËS
                            

                                                    BUJAR NISHANI