Presidenti Nishani dekreton emërimin e zotit Agron Cuka, Rektor në Universitetin e Sporteve Tiranë

Presidenti Nishani dekreton emërimin e zotit Agron Cuka, Rektor në Universitetin e Sporteve Tiranë

D E K R E T

PËR

EMËRIMIN E REKTORIT TË UNIVERSITETIT TË SPORTEVE TË TIRANËS

Në mbështetje të nenit 92, shkronja “g” dhe 93 të Kushtetutës, të nenit 39, pika 8 të ligjit nr.80/2015 “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë”, si dhe mbi bazën e rezultatit të zgjedhjeve në universitetet publike, përcjellë nga Ministria e Arsimit dhe Sportit,

D e k r e t o j:

Neni 1

Zoti Agron Cuka, emërohet në postin e autoritetit drejtues, Rektor, në Universitetin e Sporteve Tiranë.

Neni 2

Ky dekret hyn në fuqi menjëherë.
Nr. Dekretit 9749
Tiranë, më 03.10.2016

PRESIDENTI I REPUBLIKËS

BUJAR NISHANI