Presidenti Nishani dekreton emërimin e zonjës Eglantina Gjermeni, ministër i Zhvillimit Urban

Presidenti Nishani dekreton emërimin e zonjës Eglantina Gjermeni, ministër i Zhvillimit Urban

D E K R E T

PËR
    EMËRIM  MINISTRI

Në mbështetje të nenit 93 dhe 98, pika 1 të Kushtetutës,  me propozim të Kryeministrit,

D e k r e t o j

Neni 1

Zonja Eglantina Gjermeni, emërohet ministër i Zhvillimit Urban.

Neni 2

Ky dekret hyn në fuqi menjëherë.
Nr. Dekretit  8913  
Tiranë, më 27 Janar 2015

PRESIDENTI I REPUBLIKËS
                                      
                                                                     
                                                                        BUJAR NISHANI