Presidenti Nishani dekreton emërimin e zonjës Ardiana Hobdari, ambasadore në Republikën e Greqisë, rezidente, si dhe në Republikën e Qipros, Republikën e Tunizisë si dhe Republikën e Armenisë, jorezidente

D E K R E T

PËR EMËRIM AMBASADORI NË DETYRË

Në mbështetje të nenit 92, shkronja “dh”, dhe të nenit 93 të Kushtetutës, me propozim të Kryeministrit,

D e k r e t o j:

Neni 1

Zonja Ardiana Hobdari, emërohet ambasador i Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë i Republikës së Shqipërisë në Republikën e Greqisë, rezident, si dhe ambasador i Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë i Republikës së Shqipërisë në Republikën e Qipros, Republikën e Tunizisë si dhe Republikën e Armenisë, jorezident.

Neni 2

Ky dekret hyn në fuqi menjëherë.
Nr. Dekretit 9925
Tiranë, më 29.12.2016

PRESIDENTI I REPUBLIKËS

BUJAR NISHANI