Presidenti Nishani dekreton emërimin e znj. Suela Janina, ambasadore në Misionin e Republikës së Shqipërisë pranë Bashkimit Europian

Presidenti Nishani dekreton emërimin e znj. Suela Janina, ambasadore në Misionin e Republikës së Shqipërisë pranë Bashkimit Europian

D E K R E T

PËR EMËRIM AMBASADORI NË DETYRË

Në mbështetje të neneve 92, shkronja “dh” dhe 93 të Kushtetutës, si dhe të nenit 21, pika 2, të ligjit nr. 9095, datë 3.7.2003 “Për shërbimin e jashtëm të Republikës së Shqipërisë”, me propozim të Kryeministrit,

D e k r e t o j:

Neni 1

Zonja Suela Janina, emërohet në detyrën e ambasadorit të Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë të Republikës së Shqipërisë në Misionin e Republikës së Shqipërisë pranë Bashkimit Europian, rezident.

Neni 2

Ky dekret hyn në fuqi menjëherë.
Nr. Dekretit 8660
Tiranë, më 31.07.2014 
 

PRESIDENTI I REPUBLIKËS

                                   BUJAR NISHANI