Presidenti Nishani dekreton emërimin e znj. Mirela Kapo, Prokurore në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë, Krujë

Presidenti Nishani dekreton emërimin e znj. Mirela Kapo, Prokurore në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë, Krujë

D E K R E T

PËR

EMËRIM PROKURORI

Në mbështetje të nenit 149, pika 3 të Kushtetutës, të nenit 18, gërma “b”, dhe të nenit 21, pika 1, të ligjit nr.8737, datë 12.02.2001 “Për organizimin dhe funksionimin e Prokurorisë në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, me propozim të Prokurorit të Përgjithshëm,

D e k r e t o j

Neni 1

Zonja Mirela Kapo, emërohet Prokurore në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë, Krujë.

Neni 2

Ky dekret hyn në fuqi menjëherë.
Nr. Dekretit 9299
Tiranë, më 02.11.2015

PRESIDENTI I REPUBLIKËS

BUJAR NISHANI