Presidenti Nishani dekreton emërimin e znj. Floreta Faber, ambasadore në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, rezidente, dhe në Shtetet e Bashkuara të Meksikës, Republikën e Panamasë dhe në Republikën Domenikane, jorezidente

D E K R E T
PËR EMËRIM AMBASADORI NË DETYRË

Në mbështetje të nenit 92, shkronja “dh” dhe nenit 93 të Kushtetutës, me propozim të Kryeministrit,

D e k r e t o j:

Neni 1

Znj. Floreta Faber emërohet në detyrën e ambasadorit të Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë të Republikës së Shqipërisë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, rezident, dhe të ambasadorit të Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë të Republikës së Shqipërisë në Shtetet e Bashkuara të Meksikës, Republikën e Panamasë dhe në Republikën Domenikane, jorezident.

Neni 2

Ky dekret hyn në fuqi menjëherë.
Nr. Dekretit 8916
Tiranë, më  29.01.2015

PRESIDENTI I REPUBLIKËS

                             BUJAR NISHANI