Presidenti Nishani dekreton emërimin e znj. Ardiana Hobdari, ambasadore në Misionin e Përhershëm në Strasburg

Presidenti Nishani dekreton emërimin e znj. Ardiana Hobdari, ambasadore në Misionin e Përhershëm në Strasburg

D E K R E T

PËR EMËRIM AMBASADORI NË DETYRË

Në mbështetje të neneve 92, shkronja “dh” dhe 93 të Kushtetutës, si dhe të nenit 21, pika 2, të ligjit nr. 9095, datë 3.7.2003 “Për shërbimin e jashtëm të Republikës së Shqipërisë”, me propozim të Kryeministrit,

D e k r e t o j:

Neni 1

Zonja Ardiana Hobdari, emërohet në detyrën e ambasadorit të Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë të Republikës së Shqipërisë në Misionin e Përhershëm të Republikës së Shqipërisë në Strasburg, rezident.

Neni 2

Ky dekret hyn në fuqi menjëherë.
Nr. Dekretit 8431
Tiranë, më 17.12.2013 

 PRESIDENTI I REPUBLIKËS

                                   BUJAR NISHANI