Presidenti Nishani dekreton emërimin e znj. Anita Mici, gjyqtare në Gjykatën e Apelit Durrës

Presidenti Nishani dekreton emërimin e znj. Anita Mici, gjyqtare në Gjykatën e Apelit Durrës

D E K R E T
PËR
EMËRIM GJYQTARI

Në mbështetje të neneve 93 dhe 136, pika 4, të Kushtetutës si dhe të nenit 12, pika 5, të ligjit nr. 9877, datë 18.02.2008, “Për organizimin e pushtetit gjyqësor në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar, me propozim të Këshillit të Lartë të Drejtësisë,

D e k r e t o j

Neni 1

Zonja Anita Mici, emërohet gjyqtare në Gjykatën e Apelit  Durrës.

Neni 2

Ky dekret hyn në fuqi menjëherë.
Nr. Dekretit  9533
Tiranë, më 25.04.2016

PRESIDENTI I REPUBLIKËS

BUJAR NISHANI