Presidenti Nishani dekreton emërimin e z. Zef Çoba, rektor i Akademisë së Arteve, Shkodër

Presidenti Nishani dekreton emërimin e z. Zef Çoba, rektor i Akademisë së Arteve, Shkodër

D E K R E T

PËR EMËRIMIN E REKTORIT TË AKADEMISË SË ARTEVE, SHKODËR

Në mbështetje të nenit 92, shkronja “g” dhe 93 të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, si dhe të nenit 23, pika 2, të ligjit nr. 9741, datë 21.05.2007 “Për arsimin e lartë në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, me propozim të Ministrit të Arsimit dhe Shkencës,

D e k r e t o j:

Neni 1

Zoti Zef Çoba, emërohet rektor i Akademisë së Arteve, Shkodër.

Neni 2

Ky dekret hyn në fuqi menjëherë.
Nr. Dekretit 7774
Tiranë, më 08.10.2012    

PRESIDENTI I REPUBLIKËS

BUJAR NISHANI