Presidenti Nishani dekreton emërimin e z. Roland Bimo, ambasador në Republikën e Austrisë

Presidenti Nishani dekreton emërimin e z. Roland Bimo, ambasador në Republikën e Austrisë

D E K R E T

PËR EMËRIM AMBASADORI NË DETYRË

Në mbështetje të neneve 92, shkronja “dh” dhe 93 të Kushtetutës, si dhe të nenit 21, pika 2, të ligjit nr. 9095, datë 3.7.2003 “Për shërbimin e jashtëm të Republikës së Shqipërisë”, me propozim të Kryeministrit,

Dekretoj:
 
Neni 1

Zoti Roland Bimo, emërohet në detyrën e Ambasadorit të Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë të Republikës se Shqipërisë në Republikën e Austrisë, rezident.

Neni 2

Ky dekret hyn në fuqi menjëherë.
Nr. Dekretit 8430
Tiranë, më 17.12.2013

PRESIDENTI I REPUBLIKËS
 
BUJAR NISHANI