Presidenti Nishani dekreton emërimin e z. Riza Poda, ambasador në Republikën e Çekisë

Presidenti Nishani dekreton emërimin e z. Riza Poda, ambasador në Republikën e Çekisë

D E K R E T
PËR EMËRIM AMBASADORI NË DETYRË

Në mbështetje të nenit 92,  shkronja “dh” dhe 93 të Kushtetutës, me propozim të Kryeministrit,

D e k r e t o j:

Neni 1

Zoti Riza Poda, emërohet në detyrën e ambasadorit të Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë të Republikës së Shqipërisë në Republikën e Çekisë, rezident.

Neni 2

Ky dekret hyn në fuqi menjëherë.
Nr. Dekretit 8629
Tiranë, më 11.07.2014

PRESIDENTI I REPUBLIKËS

                                   BUJAR NISHANI