Presidenti Nishani dekreton emërimin e z. Qemal Minxhozi, ambasador në Republikën e Kosovës

Presidenti Nishani dekreton emërimin e z. Qemal Minxhozi, ambasador në Republikën e Kosovës

D E K R E T

PËR EMËRIM AMBASADORI NË DETYRË

Në mbështetje të neneve 92, shkronja “dh” dhe 93 të Kushtetutës, si dhe të nenit 21, pika 2, të ligjit nr. 9095, datë 3.7.2003 “Për shërbimin e jashtëm të Republikës së Shqipërisë”, me propozim të Kryeministrit,

D e k r e t o j:

Neni 1

Zoti Qemal Minxhozi, emërohet në detyrën e ambasadorit të Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë të Republikës së Shqipërisë në Republikën e Kosovës, rezident.

Neni 2

Ky dekret hyn në fuqi menjëherë.
Nr. Dekretit 8488
Tiranë, më 10.02.2014 

 PRESIDENTI I REPUBLIKËS

                                   BUJAR NISHANI