Presidenti Nishani dekreton emërimin e z. Leonard Demi, ambasador në NATO

Presidenti Nishani dekreton emërimin e z. Leonard Demi, ambasador në NATO

D E K R E T

PËR EMËRIM AMBASADORI NË DETYRË

Në mbështetje të neneve 92, shkronja “dh” dhe 93 të Kushtetutës, si dhe të nenit 21, pika 2, të ligjit nr. 9095, datë 3.7.2003 “Për shërbimin e jashtëm të Republikës së Shqipërisë”, me propozim të Kryeministrit,

D e k r e t o j:

Neni 1

Zoti Leonard Demi, emërohet në detyrën e ambasadorit të Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë të Republikës së Shqipërisë në NATO, rezident.

Neni 2

Ky dekret hyn në fuqi menjëherë.
Nr. Dekretit 8423
Tiranë, më 05.12.2013  

PRESIDENTI I REPUBLIKËS

                                   BUJAR NISHANI