Presidenti Nishani dekreton emërimin e z. Ilir Gjoni, ambasador në Konfederatën e Zvicrës, rezident, dhe Principatën e Lihtenshteinit, jorezident

Presidenti Nishani dekreton emërimin e z. Ilir Gjoni, ambasador në Konfederatën e Zvicrës, rezident, dhe Principatën e Lihtenshteinit, jorezident

D E K R E T

PËR EMËRIM AMBASADORI NË DETYRË

Në mbështetje të neneve 92, shkronja “dh” dhe 93 të Kushtetutës, si dhe të nenit 21, pika 2, të ligjit nr. 9095, datë 3.7.2003 “Për shërbimin e jashtëm të Republikës së Shqipërisë”, me propozim të Kryeministrit,

D e k r e t o j:

Neni 1

Zoti Ilir Gjoni, emërohet  në detyrën e ambasadorit të Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë të Republikës së Shqipërisë në Konfederatën e Zvicrës, rezident, si dhe e ambasadorit të Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë të Republikës së Shqipërisë në Principatën e Lihtenshteinit, jorezident.

Neni 2

Ky dekret hyn në fuqi menjëherë.
Nr. Dekretit 8424
Tiranë, më 05.12.2013

 PRESIDENTI I REPUBLIKËS

                                   BUJAR NISHANI