Presidenti Nishani dekreton emërimin e z. Gurali Brahimllari, gjyqtar në Gjykatën e Apelit për Krimet e Rënda

Presidenti Nishani dekreton emërimin e z. Gurali Brahimllari, gjyqtar në Gjykatën e Apelit për Krimet e Rënda

D E K R E T
PËR EMËRIM GJYQTARI

Në mbështetje të nenit 93 dhe 136 pika 4, të Kushtetutës, si dhe të nenit 12, të ligjit nr. 9877, datë 18.02.2008, “Për organizimin e pushtetit gjyqësor në Republikën e Shqipërisë”, me propozim të Këshillit të Lartë të Drejtësisë,

D e k r e t o j:

Neni 1

Zoti Gurali Brahimllari emërohet gjyqtar në Gjykatën e Apelit për Krimet e Rënda.

Neni 2

Ky dekret hyn në fuqi menjëherë.
Nr. Dekretit 8656  
Tiranë, më  30.07.2014

PRESIDENTI I REPUBLIKËS

                               BUJAR NISHANI