Presidenti Nishani dekreton emërimin e z. Ermal Muça, ambasador në Emiratet e Bashkuara Arabe

Presidenti Nishani dekreton emërimin e z. Ermal Muça, ambasador në Emiratet e Bashkuara Arabe

D E K R E T

PËR EMËRIM AMBASADORI NË DETYRË

Në mbështetje të neneve 92, shkronja “dh” dhe 93 të Kushtetutës, si dhe të nenit 21, pika 2, të ligjit nr. 9095, datë 3.7.2003 “Për shërbimin e jashtëm të Republikës së Shqipërisë”, me propozim të Kryeministrit,

D e k r e t o j:

Neni 1

Zoti Ermal Muça, emërohet në detyrën e ambasadorit të Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë të Republikës së Shqipërisë në Emiratet e Bashkuara Arabe, rezident.

Neni 2

Ky dekret hyn në fuqi menjëherë.
 
Nr. Dekretit 8637
Tiranë, më 23.07.2014

PRESIDENTI I REPUBLIKËS

BUJAR NISHANI