Presidenti Nishani dekreton emërimin e z. Aleks Nikolli, gjyqtar në Gjykatën e Apelit Shkodër

Presidenti Nishani dekreton emërimin e z. Aleks Nikolli, gjyqtar në Gjykatën e Apelit Shkodër

D E K R E T
PËR
EMËRIM GJYQTARI

Në mbështetje të neneve 93 dhe 136, pika 4, të Kushtetutës si dhe të nenit 12, pika 5, të ligjit nr. 9877, datë 18.02.2008, “Për organizimin e pushtetit gjyqësor në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar, me propozim të Këshillit të Lartë të Drejtësisë,

D e k r e t o j

Neni 1

Zoti Aleks Nikolli, emërohet gjyqtar në Gjykatën e Apelit Shkodër.

Neni 2

Ky dekret hyn në fuqi menjëherë.
Nr. Dekretit  9532
Tiranë, më 25.04.2016

PRESIDENTI I REPUBLIKËS

BUJAR NISHANI