Presidenti Nishani dekreton emërimin e Gjeneral Brigade Ylber Selman Dogjani, “Komandant i Forcës Detare”

Presidenti Nishani dekreton emërimin e Gjeneral Brigade Ylber Selman Dogjani, “Komandant i Forcës Detare”

D E K R E T

PËR
 EMËRIMIN E KOMANDANTIT TË FORCËS DETARE

Në mbështetje të nenit 93 dhe pikës 3, të nenit 169 të Kushtetutës, të gërmës “c” pikës 3, të nenit 9 të ligjit nr. 64/2014, datë 26.06.2014 “Për Pushtetet dhe Autoritetet e Drejtimit e të Komandimit të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar, me propozim të Ministrit të Mbrojtjes,

D e k r e t o j

Neni 1

Gjeneral Brigade Ylber Selman Dogjani, emërohet “Komandant i Forcës Detare”.

Neni 2

Ky dekret hyn në fuqi menjëherë.

Nr. i dekretit  9274
Tiranë, më 13.10.2015

PRESIDENTI I REPUBLIKËS
                                      
                                                                         BUJAR NISHANI