Presidenti Nishani dekreton emërimin e ambasadorit në detyrë z. Ridi Kurtezi, edhe në Principatën e Andorrës, jorezident

Presidenti Nishani dekreton emërimin e ambasadorit në detyrë z. Ridi Kurtezi, edhe në Principatën e Andorrës, jorezident

D E K R E T
PËR EMËRIM AMBASADORI NË DETYRË

Në mbështetje të nenit 92, shkronja “dh” dhe nenit 93 të Kushtetutës, me propozim të Kryeministrit,

D e k r e t o j:

Neni 1

Z. Ridi Kurtezi, ambasador i Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë i Republikës së Shqipërisë në Mbretërinë e Spanjës, rezident, si dhe ambasador i Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë i Republikës së Shqipërisë në Mbretërinë e Marokut dhe në Republikën Islamike të Mauritanisë, jorezident, emërohet edhe ambasador i Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë i Republikës së Shqipërisë në Principatën e Andorrës, jorezident.

Neni 2

Ky dekret hyn në fuqi menjëherë.
Nr. Dekretit 8902
Tiranë, më  19.01.2015 

PRESIDENTI I REPUBLIKËS

                               BUJAR NISHANI