Presidenti Nishani dekreton dhënien e gradës madhore Gjeneral Major, Qemal Demçe Shkurtit

Presidenti Nishani dekreton dhënien e gradës madhore Gjeneral Major, Qemal Demçe Shkurtit

D E K R E T

PËR

DHËNIE GRADE MADHORE

Në mbështetje të nenit 92 gërma “d” dhe nenit 93 të Kushtetutës, si dhe të pikes 3, gërma “a”, të nenit 9, të ligjit nr.64/2014 “Për pushtetet dhe autoritetet e drejtimit e të komandimit të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar, me propozim të Ministrit të Mbrojtjes,

D e k r e t o j

Neni 1

Gjeneral Brigade Qemal Demçe Shkurti, me detyrë “Përfaqësues Ushtarak” në Përfaqësinë Ushtarake të Përhershme të Republikës së Shqipërisë në Nato, i jepet grada madhore “Gjeneral Major”.

Neni 2

Ky dekret hyn në fuqi menjëherë.
Nr. i Dekretit 9290
Tiranë, më 26.10.2015

PRESIDENTI I REPUBLIKËS

BUJAR NISHANI