Presidenti Nishani dekreton dhënien e gradës madhore Gjeneral Brigade, Vladimir Avdiajt

Presidenti Nishani dekreton dhënien e gradës madhore Gjeneral Brigade, Vladimir Avdiajt

DEKRET

PËR

DHËNIE GRADE MADHORE

Në mbështetje të nenit 92 gërma “d” dhe nenit 93 të Kushtetutës, si dhe të pikes 3, gërma “a”, të nenit 9, të ligjit nr.64/2014 “Për pushtetet dhe autoritetet e drejtimit e të komandimit të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar, me propozim të Ministrit të Mbrojtjes,
            


                D e k r e t o j


            
             Neni 1

          Kolonel Vladimir Avdiaj, i jepet grada madhore Gjeneral Brigade.
 
                                                                              Neni 2
 

Ky dekret hyn në fuqi menjëherë.

Nr. i Dekretit  9180
Tiranë, më  15.07.2015

                        PRESIDENTI I REPUBLIKËS
                            
                             BUJAR NISHANI