Presidenti Nishani dekreton dhënien e gradës madhore Gjeneral Brigade, Nazmi Cahanit

Presidenti Nishani dekreton dhënien e gradës madhore Gjeneral Brigade, Nazmi Cahanit

 

D E K R E T


PËR


       DHËNIE GRADE MADHORE

Në mbështetje të nenit 92 gërma “d” dhe nenit 93 të Kushtetutës, si dhe të pikes 3, gërma “a”, të nenit 9, të ligjit nr.64/2014 “Për pushtetet dhe autoritetet e drejtimit e të komandimit të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar, me propozim të Ministrit të Mbrojtjes,

D e k r e t o j
           

Neni 1

Kolonel Nazmi Cahani, i jepet grada madhore Gjeneral  Brigade.

   Neni 2

Ky dekret hyn në fuqi menjëherë.

Nr. i Dekretit  9178
Tiranë, më  15.07.2015
 

   PRESIDENTI I REPUBLIKËS

                            
                             BUJAR NISHANI