Presidenti Nishani dekreton dhënien e gradës madhore Gjeneral Brigade, Dedë Prengës

Presidenti Nishani dekreton dhënien e gradës madhore Gjeneral Brigade, Dedë Prengës

DEKRET

     PËR      

DHËNIE GRADE MADHORE

Në mbështetje të nenit 92 gërma “d” dhe nenit 93 të Kushtetutës, si dhe të pikes 3, gërma “a”, të nenit 9, të ligjit nr.64/2014 “Për pushtetet dhe autoritetet e drejtimit e të komandimit të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar, me propozim të Ministrit të Mbrojtjes,

D e k r e t o j

Neni 1

Kolonel Dedë Prenga,  i jepet grada madhore Gjeneral Brigade.

 

Neni 2

Ky dekret hyn në fuqi menjëherë.

Nr. i Dekretit  9179
Tiranë, më  15.07.2015
 

       PRESIDENTI I REPUBLIKËS
                            
                             BUJAR NISHANI