Presidenti Nishani dekreton daljen në rezervë të Gjeneral Major Zyber Fasli Dushkut

Presidenti Nishani dekreton daljen në rezervë të Gjeneral Major Zyber Fasli Dushkut

D E K R E T
PËR
DALJE NË REZERVË

Në mbështetje të nenit 93 të Kushtetutës dhe të gërmës “g”, të pikës 3, të nenit 9, të ligjit nr.64/2014 “Për Pushtetet dhe Autoritetet e Drejtimit e të Komandimit të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë”, me propozim të Ministrit të Mbrojtjes,

D e k r e t o j

Neni 1

Gjeneral Major Zyber Fasli Dushku, të dalë në rezervë.

Neni 2

Ky dekret hyn në fuqi menjëherë.
Nr. i dekretit  9379
Tiranë, më 05.01.2016

PRESIDENTI I REPUBLIKËS

BUJAR  NISHANI