Presidenti Nishani dekreton caktimin e përkohshëm të kandidatëve për magjistratë, për të kryer stazhin profesional si gjyqtarë

Presidenti Nishani dekreton caktimin e përkohshëm të kandidatëve për magjistratë, për të kryer stazhin profesional si gjyqtarë

D E K R E T

PËR CAKTIMIN E PËRKOHSHËM TË KANDIDATËVE PËR MAGJISTRATË, PËR TË KRYER STAZHIN PROFESIONAL SI GJYQTARË

Në mbështetje të nenit 93 të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë dhe nenit 19 të ligjit nr.8136, datë 31.07.1996 “Për Shkollën e Magjistraturës së Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar, me propozim të Këshillit të Lartë të Drejtësisë,

D e k r e t o j :

Neni 1

Elona Mihali, caktohet përkohësisht për të kryer stazhin profesional si gjyqtare në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Tiranë.
Marsela Dervishi, caktohet përkohësisht për të kryer stazhin profesional si gjyqtare në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Tiranë.
Erjon Bani, caktohet përkohësisht për të kryer stazhin profesional si gjyqtar në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Tiranë.
Luveda Dardha, caktohet përkohësisht për të kryer stazhin profesional si gjyqtare në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Tiranë.
Adelajda Gjuzi, caktohet përkohësisht për të kryer stazhin profesional si gjyqtare në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Tiranë.
Diamela Goxha, caktohet përkohësisht për të kryer stazhin profesional si gjyqtare në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Tiranë.
Emona Muçi, caktohet përkohësisht për të kryer stazhin profesional si gjyqtare në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Tiranë.
Dritan Hasani, caktohet përkohësisht për të kryer stazhin profesional si gjyqtar në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Tiranë.

Neni 2

Ky dekret hyn në fuqi menjëherë.
Nr. Dekretit 7783
Tiranë, më 10.10.2012

PRESIDENTI I REPUBLIKËS

                            BUJAR NISHANI