Presidenti Nishani dekreton caktimin e datës së zgjedhjeve për organet e qeverisjes vendore

Presidenti Nishani dekreton caktimin e datës së zgjedhjeve për organet e qeverisjes vendore

DEKRET
PËR
CAKTIMIN E DATËS SË ZGJEDHJEVE
PËR ORGANET E QEVERISJES VENDORE

Në mbështetje të nenit 92, shkronja “gj” dhe 93 të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, si dhe të nenit 9, paragrafi 1 dhe 2 dhe nenit 10, paragrafi 1 dhe 2 të ligjit nr. 10019, datë 29.12.2008 “Kodi Zgjedhor i Republikës së Shqipërisë” i ndryshuar,

D e k r e t o j

Neni 1

Zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore të zhvillohen ditën e diel, më datë 21 qershor 2015.

Neni 2

Ky dekret hyn në fuqi menjëherë.
Nr. Dekretit 8844
Tiranë, më 15.12.2014

PRESIDENTI I REPUBLIKËS

BUJAR NISHANI