Presidenti Nishani dekreton caktimin e datës së zgjedhjeve për Kryetar të Bashkisë Dibër, Qarku Dibër

Presidenti Nishani dekreton caktimin e datës së zgjedhjeve për Kryetar të Bashkisë Dibër, Qarku Dibër

D E K R E T
PËR
CAKTIMIN E DATËS SË ZGJEDHJEVE PËR KRYETAR TË BASHKISË
DIBËR, QARKU DIBËR

Në mbështetje të nenit 92 gërma “gj” dhe 93 të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, si dhe të nenit 10, pika 3 e ligjit nr. 10019 datë 29.12.2008 “Kodi Zgjedhor i Republikës së Shqipërisë” , i ndryshuar,

D e k r e t o j

Neni 1

Caktimin e datës 11 shtator 2016, për zhvillimin e zgjedhjeve për Kryetar të Bashkisë Dibër, Qarku Dibër.

Neni 2

Ky dekret hyn në fuqi menjëherë.
Nr. Dekretit 9716
Tiranë, më 02.08.2016

PRESIDENTI I REPUBLIKËS

BUJAR NISHANI